Pamje dramatike, turisti i shpëton mrekullisht ortekut që po e filmonte

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 12:25
Pamje dramatike, turisti i shpëton mrekullisht ortekut që po e filmonte

Dhjetë persona, raportohet se kanë mbijetuar pasi një ortek i madh i përfshiu në malet Tian Shan në Kirgistan. Madje njëri nga ta arriti edhe ta filmojë ortekun që po ‘pushtonte’ zonën përreth.

Harry Shimmin, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi atë me një shtresë dëbore.

Sipas The Guardian, Shimmin bashkë me nëntë personat tjerë arritën të strehoheshin në momentin që rrëshqiti orteku.

(Kosova Sot Online)