“Skandal shtetëror”, opozita kërkon nisjen e hetimeve mbi lidhjet e Macronit me lobimin në Uber

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 14:49
“Skandal shtetëror”, opozita kërkon nisjen e hetimeve mbi lidhjet e Macronit me lobimin në Uber

Politikanët opozitarë në Francë kanë kritikuar presidentin Macron, pas publikimit të dosjeve te Uber, ku tregohej se Macron ka ndihmuar në fushatën e lobimit të kompanisë për t’i përçarë taksitë tradicionale, shkrun The Guardian.

Disa figura atje kanë kërkuar hetim parlamentar mbi dosjet, sipas të cilave, Macron derisa ishte ministër i ekonomisë nga viti 2014 deri në vitin 2016, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta mbështetur Uberin.

Deputeti, Aurélien Taché, i tha radios France Info: “Është pothuajse si një thriller i keq – takime dhe takime që ishin të fshehura. …” Ai tha se fakti që kompania i kërkoi Macron këshilla gjatë një bastisjeje në zyrat e tyre nga inspektorët e qeverisë duhet të hetohet. “Është një skandal shtetëror,” tha ai.

Ndërsa, Alain Vidalies, tha se ishte “i mërzitur” nga shkalla e mbështetjes së Macron për lobimin e Uber-it, veçanërisht që Macron kishte marrë pjesë në “kuazi- takime sekrete me kompaninë, të cilat ai i quajti një lloj “bashkëfajësie”. Ai tha se populli francez kishte të drejtën për “një përgjigje dhe sqarime” nga ekzekutivi.

Madje, Mathilde Panot e përshkroi Macron-in si një “lobist” për një “shumëkombëshe amerikane që synon të çrregullojë përgjithmonë ligjin e punës”.

Jordan Bardella, i partisë së ekstremit të djathtë Rally National, tha se zbulimet treguan se karriera e Macron kishte “një fije të përbashkët: t’u shërbente interesave private, shpesh të huaja, përpara interesave kombëtare”.

Aurore Bergé, udhëheqësja parlamentare e partisë qendrore të Macron, tha se Macron thjesht e kishte bërë punën e tij dhe e kishte bërë mirë. Ajo tha për CNews se Uber kishte krijuar një shërbim që francezët dëshironin dhe Macron kishte lehtësuar me të drejtë ardhjen e kompanive që krijuan vende pune. Mbi akuzat për një marrëveshje të fshehtë, ajo tha: “Nuk kishte asnjë marrëveshje, nuk kishte asnjë çmim pro quo”.

(Kosova Sot Online)