Përjetoi gjenocidin në Bosnjë, 63 vjeçarja që jeton në Kosovën rrëfen tmerrin

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 20:39
Përjetoi gjenocidin në Bosnjë, 63 vjeçarja që jeton në Kosovën rrëfen tmerrin

63 vjeçarja, Jasmina Sadiku ishte dëshmitare e gjenocidit që po planifikohej para 27 vjetëve në Srebrenicë. Asaj serbët ia masakruan disa anëtarë të familjes.

Para 27 viteve përjetoi ngjarjen me të rëndë në jetën e saj.

Jasmina Sadiku, atë kohë 36 vjeçare, pa nga afër atë se çka ushtria serbe po planifikonte të bënte në Srebrenicë.

Ajo pa me sytë e saj tek forcat serbe i vrisnin djemtë dhe burrat e familjes.

Ajo me një pjesë të familjes arriti të largohet, por brenda rrethimit i kishte mbetur vajza e saj.

63 vjeçarja pas luftës në Bosnje, për shkak të lidhjeve familjare, erdhi të jetoj në Kosovë.

E sot kur kanë kaluar 27 vite nga masakra, tregon që Srebrenica ka mbetur me vuajtjet e njëjta.

Vizita e vetme në Serbrenicë e Jasmina Sadikut ka qenë para 14 viteve kur edhe vizitoi varrezat e familjarëve që iu vranë.

Tmerri e dhuna që përjetuan e shtyu që dëshira për tu kthyer në vendlindje t’i largohet.

(Kosova Sot Online)