
Lexoni edhe:
Përplasja për grurin, ministrja Hajdari thërret konferencë për media
Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, duke komentuar fotografitë të NASA-së, ka thënë se “njerëzit, të cilët gjatë jetës kurrë nuk kanë dalë nga katundi i tyre, me kohë e zhvillojnë iluzionin se pikërisht katundi i tyre është qendra e botës, se nuk ka asgjë të rëndësishme matanë kodrave, e se gjithçka rrotullohet dhe merr kuptim nga ngjarjet që ndodhin brenda katundit të tyre”.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka theksuar se “me shekuj njerëzimi e ka pasur një iluzion të tillë për shtëpinë e tij, planetin tokë, sepse njeriu nuk ishte në gjendje të shkëputej nga toka, të dilte jashtë perspektivës së ngushtë të saj”.
Përplasja për grurin, ministrja Hajdari thërret konferencë për media
Lexoni edhe:
“Prej Kopernikut e tutje filozofia dhe shkenca moderne e kanë rrëzuar këtë iluzion. Toka jo që nuk është qendra e universit, por nuk është kurfarë qendre. Universi është i pafundëm dhe planeti ynë në të është thjesht një grimcë e parëndësishme dhe, me gjasë, vetë jeta në të një aksident biokimik”, ka shkruar Latifi.
“Tash NASA me teknologjinë e saj të avancuar po na e mundëson ta shohim dhe ndjejmë pafundësinë e Universit. Kjo nuk shkakton vetëm mahnitje, por edhe frikë e pasiguri tek njerëzit”, ka vazhduar ai. “Ata që ndihen të frikësuar e të pasigurtë nga kjo pafundësi gjithmonë priren për t’u kthyer pas në sigurinë dhe besimin e vjetër të katundit të tyre. Prandaj, megjithë përparimet e njohurive shkencore, besimet e vjetëra do të vazhdojnë të jetojnë mes njerëzve”.
Latifi ka cituar edhe Hobsin i cili ka thënë se “nevoja themelore e qenies njerëzore është nevoja për siguri”, sipas Latifi “kjo nevojë pastaj mbulohet me iluzion”.
(Kosova Sot Online)