Pensionimi i qenit antidrogë, lamtumira me policët amerikanë është prekëse

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 12:33
Pensionimi i qenit antidrogë, lamtumira me policët amerikanë është prekëse

Departamenti i policisë në qytetin Shreveport në SHBA, i kanë thënë lamtumirë qenit antidrogë që u pensionua pasi punoi për 9 vjet me zyrtarët policorë të këtij departamenti.

Departamenti i policisë ka publikuar një video-incizim prekës ku zyrtarët policorë të rreshtuar e përshëndetin qenin e racës Shepherd.

Në tre vitet e fundit, qeni Shadow i shijoi duke qëndruar në diell dhe duke lozur me familjen e tij.

Shadow zhvilloi probleme mjekësore më vonë në jetë, duke përfshirë një tumor në shpretkën e tij.

“Në disa muajt e fundit, ndërsa gjendja e tij filloi të përkeqësohej më shpejt, Shadow kryesisht shtrihej në shtratin e tij dhe pushonte, duke lëvizur ngadalë për të ushqyer dhe për të dalë jashtë”, thuhet në postimin e departamentit të policisë.

(Kosova Sot Online)