Von der Leyen në Shkup: Nëse e miratoni sot propozimin francez, negociatat mbahen javën e ardhshme

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 14:04
Von der Leyen në Shkup: Nëse e miratoni sot propozimin francez, negociatat mbahen javën e ardhshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të propozimit francez.

Lexo edhe: Integrimi, Maqedonia e Veriut voton sot propozimin francez, Shqipëria një hap larg “divorcit”

Von der Leyenështë pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani. Ajo ka zhvilluar një takim me presidentin Pendarovski dhe me kryeministrin Kovaçevski.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian thekson se ka siguruar Presidentin dhe kryeministrin për anëtarësimin e vendit në BE.

“Unë e sigurova Presidentin Pendarovski dhe kryeministrit Kovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së”,  shkruan ajo.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj në Parlament, Von der Leyen tha ”Europa ju pret. Presim dhe shpresojmë se do të hidhni një hap tjetër drejt Unionit. Sot jam këtu sepse besoj se ky është momenti i duhur për të ecur përpara.”

(Kosova Sot Online)