Zjarr në një pompë derivatesh në Mramor, policia jep detaje

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 17:41
Zjarr në një pompë derivatesh në Mramor, policia jep detaje

Zjarri ka kapluar një pompë derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës sot rreth orës 04:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka pranuar informata për këtë incident sot rreth orës 04:00.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.

Ahmeti njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)