“Hajdeni merreni motrën tuaj se e vras”, ferizajasi kërcënon bashkëshorten pasi mori një grua të dytë

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 07:53
“Hajdeni merreni motrën tuaj se e vras”, ferizajasi kërcënon bashkëshorten pasi mori një grua të dytë

Një 36-vjeçar nga Ferizaj ka marrë një grua të dytë, derisa të parën e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Sinjali raporton se gjithçka ka ndodhur të mërkurën, kur i dyshuari kishte shkuar në shtëpi me një grua tjetër, të cilën bashkëshortes ia kishte prezantuar si gruan e tij të dytë. Kur bashkëshortja e tij kishte shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e 36-vjeçarit, ai e kishte kërcënuar atë se do ta largojë nga shtëpia.

33-vjeçarja për të zgjidhur problemet kishte denoncuar rastin në Polici, por kjo e revoltoi edhe më shumë bashkëshortin e saj i cili kishte telefonuar familjarët e gruas dhe u ishte drejtuar me fjalët “Hajdeni merreni motrën tuaj se e vras”.

Po ashtu dje gjatë ditës, ferizajasi kishte sulmuar duke e kapur për fyti edhe motrën e tij, e cila kishte shprehur poashtu pakënaqësi lidhur me vendimin për të marrë një grua të dytë.

Pas denoncimit, njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’.

(Kosova Sot Online)