
Lexoni edhe:
Rezoluta e PE-se për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, dhuratë e artë nga kancelari dhe shteti mik gjerman
Shkruan ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Thjeshtë, këto vende janë larg ndërtimit të shtetit demokratik dhetë drejtë e ligjor. U duhen edhe shumë decenje për të arritur nivelin e duhur. Demokracia dhe drejtësia si forma të domosdoshme të ndërtimit të pushtetit varen kryesisht dhe kryekëput nga vullneti, nga vetëdia dhe morali politik në vend. E kjo tek vendet, shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku bënë pjesë edhe Republika e Kosovës është ende shumë larg.
-Në Shqipëri dhe në Kosovë, e siq duket në tërë Ballkanin Perëndimor, nuk vlejnë rregullat e demokracisë dhe të liberalizmi perëndimor, në ndërtimin e shtetit. Tirana ka thyer rregullat e ndërtimit të shtetit, sipas normave kushtetuese, me dhjetëra herë. Janë thyer normat gjatë kohës së dy qeverive, si të majta, ashtu edhe të djathta. Asnjëra qeveri nuk ka dhënë dorhëqje. Nuk u largua qeveria as në Prishtinë. U bënë demonstrata e protesta.
U gjakosën rrugët e Tiranës dhe nuk u dha dorëheqja. Janë dy grupe të politikanëve të ndarë në ekstreme të papajtueshme. Raportet janë të ashpra. Nuk ka ndonjë lidhje. Njëri dhe tjetri grup politik, të majtët e PSSH, si të djathtët PDSH, nuk gjejnë lidhje në mes veti. Lufta për pushtet i ka shndërruar në armiq të pasherueshëm dhe vdekjeprurëse. Këtej nuk kanë rënë kurrë qeveritë me vullnet mbi bazën demokratike. Natyrisht se kemi shumë fakte që tregojnë domosdoshmërinë e rënjes së qeverisë. Para vitit 1999, u thyen nga Tirane normat ndërkombëtare. Iu dha Serbisë ndihma ushtarake dhe në karburant. Nuk ra qeveria. Qeveria nuk ra as kur u vranë në Bulevard të Tiranes demonstruesit. U bënë krime të rënda dhe qeveria mbeti. Tash kontaktohen dhe bashkëpunohet afër me Vuçiqin, me udhëheqësit e Greqisë dhe me shumë jo demokratike. Madje, Ministri i Jashtëm grek, kërcënoi hapur Tiranën në Tiranë, në çështjen çame. Megjithatë nuk tërhiqet Qeveria. Për fat të keq, edhe në Kosovë kështu u bë.
Kurrë ndonjë qeveri nuk ra me vullnet. U deshtë vota për të rënë qeveritë e kaluara me votën e mosbesimit. Kështu është edhe në Podgoricë, Qeveria e përbërë nga minoriteti serb me Dritan Avazoviqin e "Ures". Ra qeveria me vota, pasi që Dritan Abazoviqi u largua nga Qeveria, e jo me vullnet demokratik. Edhe në Maqedoni u bë rrëmuja para parlamentit para disa vitëve dhe tash dhe qeveritë nuk u tërhoqën nga pushteti. Gjendja nuk është më e mirë a në Serbi. Vriten demonstrues nëpër rrugët e Beogradit, por qeveria nuk bije. Edhe në Bosnije e Hercegivinë nuk kemi liheralizëm shtetndërtues. Shih këtë edhe në Bullgari,në Rumani dhe në vendet tjera të Evropës Lindore.
Thjeshtë, këto vende janë larg ndërtimit të shtetit demokratik dhetë drejtë e ligjor. U duhen edhe shumë decenje për të arritur nivelin e duhur. Demokracia dhe drejtësia si forma të domosdoshme të ndërtimit të pushtetit varen kryesisht dhe kryekëput nga vullneti, nga vetëdia dhe morali politik në vend. E kjo tek vendet, shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku bënë pjesë edhe Republika e Kosovës është ende shumë larg.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".