Haradinaj kalkulon dëmin vjetor që Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës, i del me miliona

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 20:52
Haradinaj kalkulon dëmin vjetor që Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës, i del me miliona

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dëmi që qeveria Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës është rreth 14 milionë euro për një vit.

Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, ka thënë se mos-miratimin e Ligjit për Paga, dëm i madh u është shkaktuar të gjithë sektorëve.

Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend.  Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj ka kalkuluar edhe dëmin që sipas tij i është shkaktuar sektorit shëndetësor. Ai ka llogaritur se ky dëm është rreth 25 milionë euro.

(Kosova Sot Online)