Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, mund ta vizitojnë dhe takohen me deputetët këto ditë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 10:17
Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, mund ta vizitojnë dhe takohen me deputetët këto ditë

Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, mund ta vizitojnë dhe takohen me deputetët këto ditë

Kuvendi i Kosovës do të hap dyert për mërgimtarët gjatë javës së ardhshme.

Nga Drejtoria për Media e Kuvendit kanë bërë me dije se më 18 dhe 19 korrik do të organizojnë aktivitetin tradicional “Bashkëatdhetarët në Kuvend”.

Gjatë këtij aktiviteti, përveç që mund ta vizitojnë Kuvendin, ata kanë mundësi që të takohen edhe me deputetë.

 “Të hënën dhe të martën, më 18 dhe 19 korrik 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)