Abdixhiku: Kosova me inflacion rekord, Kurti i dehur nga jeta prej pushtetari

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 10:54
Abdixhiku: Kosova me inflacion rekord, Kurti i dehur nga jeta prej pushtetari

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një grafike të inflacionit në Kosovë që tashmë ka arritur në 14.1% e ka quajtur kryeministrin Kurti të dehur nga jeta prej pushtetari.

Kosova sipas grafikës së publikuar nga Abdixhiku ka inflacionin më të lartë në krahasim me shumë vende evropiane.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk e njeh më realitetin dhe qeveria e tij nuk u del në krah qytetarëve.

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.  Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)