Pas 21 vitesh e lë punën togeri i Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 15:11
Pas 21 vitesh e lë punën togeri i Policisë së Kosovës

Besnik Leci, i cili ishte për 21 vjet pjesë e Policisë së Kosovës dha dorëheqje të premten.

Ai pohon se deri te vendimi ka ardhë si rezultat i shumë pakënaqësive.

Togeri i policisë tha se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me kushtet jo të mira në Policinë e Kosovës.

“Paga e pamjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetsorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë, mirëpo të detyrueshëm”- tha Leci.

(Kosova Sot Online)