Kurti: Nëse fle, Bislimi bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me këtë preokupim

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 15:28
Kurti: Nëse fle, Bislimi bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me këtë preokupim

Kryeministri Albin Kurti tha se regjistri i konsumatorëve në veri të vendit është preokupimi me të cilin zëvendësi i tij, Besnik Bislimi “zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje”.

Kurti tha se Qeveria s’mund ta përballojë pagesën e rrymës së shpenzuar në veri.

“Preokupimi ynë kryesor është zbatimi i udhërrëfyesit i cili do të na mundësonte që sa më parë të fillojë edhe pagesa e energjisë elektrike në veri të Kosovës sepse shteti ynë, Qeveria jonë nuk mund ta përballojë as financiarisht dhe as materialisht një përsëritje të viteve të mëhershme. Pra, duhet të fillojë inkasimi i energjisë elektrike në veri të Kosovës. Ju e dini që Zyra e Rregullatorit për Energji i ka pasë dy javë që ta bëjë licencimin”, tha ai.

“E ka bërë për dy ditë, mirëpo nga ana tjetër, nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse flen – Besnik Bislimi, sepse nuk ka gjë sot më të rëndësishme për të, do të thosha edhe për shtetin tonë sesa të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumuar, dhe në këtë mënyrë, stabilitetin energjetik në Kosovë”, shtoi kryeministri.

(Kosova Sot Online)