SHBA: Diskutime produktive për vendosjen e kufirit të çmimit të naftës ruse
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kishte pasur takime produktive për propozimin, i cili parashikon vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse me një mori vendesh, pas takimit të ministrave të Financave të G20-ës, shkruan Sky News.
“Për kostot e energjisë, pata takime dypalëshe produktive, ku diskutuam vendosjen e një kufiri të çmimit dhe se si mund të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona për të shmangur të ardhurat e Putinit për makinën e tij të luftës, duke ulur kostot e energjisë”, tha ajo.
Yellen deklaroi se kufiri i çmimeve ishte një nga “mjetet tona më të fuqishme për të adresuar çmimet e larta me të cilat përballen njerëzit në Amerikë dhe në mbarë botën”.
(Kosova Sot Online)
