Temperaturat e larta, qytetarja në Prishtinë lahet në shatërvan

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 16:01
Temperaturat e larta, qytetarja në Prishtinë lahet në shatërvan

Për shkak të temperaturave të larta në Kosovë, qytetarët po kërkojnë hijet e pemëve ose pishinat, që ta largojnë vapën.

Një zgjidhje për këtë mot të nxehtë, duket se e ka gjetur edhe një qytetare, e cila ka hyrë në shatërvanin afër objektit të komunës së vjetër në Prishtinë.

Teksa rrezet e diellit bien mbi të dhe rrobat e saj ajo shihet e shtrirë në ujë duke e shijuar ditën me rreth 28 gradë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)