Për hyrje në RMV pritet deri në një orë, ndërsa për dalje rreth 40 minuta

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 10:15
Për hyrje në RMV  pritet deri në një orë, ndërsa për dalje rreth 40 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit. Në VK Bogorodicë për dalje pritet rreth 30-40 minuta, ndërsa në VK Tabanocë për hyrje pritet rreth 40-60 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër gryka malore si dhe nëpër lugina lumenjsh ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

(Kosova Sot Online)