Aksident mes dy veturave në Gllarevë, lëndohen katër persona

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 16:57
Aksident mes dy veturave në Gllarevë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”

(Kosova Sot Online)