Kishte ndjenja për të dashurën e tij, por ajo e refuzoi, adoleshenti vret 17-vjeçarin me thikë

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 21:56
Kishte ndjenja për të dashurën e tij, por ajo e refuzoi, adoleshenti vret 17-vjeçarin me thikë

Ngjarje e rëndë në Itali.

Një 17-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi një i mitur e goditi me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në San Severo, në provincën Foggia, ku Francesco Pio D’Augelli u godit me thikë nga një 15-vjeçar, për arsye xhelozie. Sipas medieve italiane, 15-vjeçari kishte pëlqim për të dashurën e viktimës, por pasi ajo e refuzoi ai u hakmor tek 17-vjeçari.

Sipas policisë, djali u sulmua nga një grup adoleshentësh, ndërsa 15-vjeçari ishte ai që me thikë i shkaktoi një plagë të rëndë poshtë brinjës. Dyshohet se viktima ka ecur për rreth 18 metra, deri sa u rrëzua në tokë, ku e gjetën disa kalimtarë.

Vdekja e tij ka tronditur familjarët, të cilët janë përplasur me doktorët kur u konfirmuan lajmin e vdekjes, por dhe me policinë, duke kërkuar dëshpërimisht të gjenin vrasësin.

(Kosova Sot Online)