E çuditshme, lind macja me dy fytyra, pi qumësht nga të dyja gojët

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:22
E çuditshme, lind macja me dy fytyra, pi qumësht nga të dyja gojët

Një mace e rrallë e lindur me dy fytyra në Tajlandën veriore ka filluar të lulëzojë pasi sfidoi shanset se do të ngordhte brenda disa orëve kur lindi.

E lindur të dielën në provincën veriore Lampang, pronari i koteles tha se tani po pi qumësht nga të dyja gojët e saj.

Ai shtoi se njëra anë e koteles është quajtur ‘Tung Ngern’ dhe ana tjetër ‘Tung Tong’.

Kotelet me dy fytyra, të cilat njihen si macet Janus sipas perëndisë romake me dy fytyra Janus, rrallë jetojnë më shumë se një ditë.

Pronari i saj tha për mediat lokale se ishte i bindur se ajo do të ngordhte. Por pasi e pa kotelen që ‘luftonte për jetën’ ai tha se i kaloi dy ditët e ardhshme duke u kujdesur për të.

Ai tha: “Unë pothuajse nuk kam fjetur fare që kur lindi, sepse nuk mund ta mbante kokën lart dhe kishte nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Është po aq përgjegjësi sa të kesh një fëmijë”.

Kotele me dy fytyra, me katër sy, me dy hundë, me dy gojë dhe me dy veshë tani thuhet se po ecën mirë dhe e gëlltit qumështin.

Edhe pse kotelet Janus rrallë mbijetojnë për më shumë se një ditë, në vitin 1999 një kotele gri me dy fytyra të quajtur ‘Frank dhe Louie’ e lindur në Massachusetts, jetoi për 15 vjet. Në vitin 2012, macja hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si macja Janus që ka mbijetuar më së gjati.

(Kosova Sot Online)