Arrestohet një person në Vushtrri, gjuajti me armë zjarri

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:44
Arrestohet një person në Vushtrri, gjuajti me armë zjarri

Dje rreth orës 17:20 në rrugën “Jeton Terstena”, në Vushtrri, është arrestuar një person, njofton Policia.

Ai dyshohet se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

 

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën dhe tre gëzhoja, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

ARMEMBAJTJE PA LEJE/PËRDORIM I ARMËS | Rr. Jeton Terstena,Vushtrri 19.07.2022-17:20.Eshtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën dhe tre gëzhoja, ndwrsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)