Kurti: I gëzohemi arritjes historike të Shqipërisë dhe MV

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:47
Kurti: I gëzohemi arritjes historike të Shqipërisë dhe MV

Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke e uruar sërish Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kurti tha se dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe synimet integruese.

“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha ai.

“Ne i gëzohemi kësaj arritjeje historike të të dyja vendeve”, tha kryeministri.

(Kosova Sot Online)

Ky vendim i BE-së, Kurti tha se do ta shtojë përkushtimin e Kosovës për reforma.