Vdes ish-zyrtari i BIA’s që kryente atentate në emër të Millosheviqit

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:59
Vdes ish-zyrtari i BIA’s që kryente atentate në emër të Millosheviqit

Ka vdekur ish-zyrtari i BIA-s në Serbi, Milorad Braçanoviq, i cili kryente atentate derisa punonte si nënkryetar i shërbimit inteligjent famëkeq në kohën e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Ai u dënua ligjërisht me dy vjet burg për mosraportim për përgatitjen e vrasjes së ish-presidentit serb Ivan Stamboliqit dhe vrasjen në tentativë të ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Drashkoviqit në Budva.

Në shërbimin inteligjent ai hyri në vitet e 70-ta. U emërua zëvendësdrejtor i BIA-s pas ndryshimeve të 5 tetorit dhe e mbajti atë detyrë deri në fillim të shkurtit 2003.

Pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq në mars të po këtij viti, Braçanoviq u arrestua si pjesë e për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, shkruan Telegraf.rs,

Në gjyqin për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjinxhiq, dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e akuzuan atë si hallkën kryesore të klaneve Milorad Ulemek Legija dhe klanit Zemun, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gjingjiqit.

Braçanoviq ishte në burg nga shtatori i vitit 2007 deri në mars të 2009’ës. Ai u lirua me kusht nga burgu në mars të vitit 2009.

(Kosova Sot Online)