
Malishevë: Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që rrahu djalin dhe vëllain

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin prej 30 ditësh ndaj të pandehurit,V.B, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria njofton se “më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, djalit të tij, E.B. Pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë , me ç’ rast i shkakton lëndime trupore”.
Për këtë, i dyshuari ngarkohet me veprën penale “Lëndim i lehtë trupore” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu Prokuroria njofton se me datë, kohë e vend të njëjtë, i dyshuari me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B.
“I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)