
Dy burra sulmojnë fizikisht një grua në Novobërdë

Një grua në Novobërdë është sulmuar nga dy burra, konkretisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me vendim të prokurorit.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)