Nexhmedin Spahiu e gjuan një teori- Enver Hoxha me serbët organizuan demonstratat e 81shit

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 11:16
Nexhmedin Spahiu e gjuan një teori- Enver Hoxha me serbët organizuan demonstratat e 81shit

Analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se demonstratat e vitit 1981 janë pjesë e errët e historisë së Kosovës pasi sipas tij diktatori Enver Hoxha në bashkëpunim me nacionalistët serbë kishte synim shkatërrimin e autonomisë së Kosovës me parullat për Republikë.

“Demonstratat e vitit 1981 janë pjesë e errët e historisë së Kosovës. Pasi më 1968 komunistët kosovarë (të zhgënjyer me komunistët serbë), duke bashkëpunuar me komunistët kroatë, sllovenë e boshnjakë dhe duke i hapë rrugë nacionalizmit kosovar krijojnë më 1968 autonominë e Kosovës dhe e zhvillojnë atë viteve të 70ta, më 1981 Enver Hoxha në koketim me nacionalistët serbë hidhet në aksion për ta shkatërruar këtë autonomi me parullën për republikën e Kosovës me ide staliniste”, ka shkruar ai.

Sipas Spahiut, rezultati i këtyre demonstratave mijëra kosovarë kanë përfunduar në burgje dhe heqja e autonomisë së Kosovës.

“Enver Hoxha pasi kishte “rehatuar” mirë e mirë Shqipërinë i erdhi serish në ndihmë Serbisë për ta “rehatuar” edhe Kosovën. Rezultati: mijëra kosovarë nëpër burgje, politikanët më të shquar kosovarë në pension, autonomia e Kosovës humbet më 1989”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)