Bullgaria kthen foshnjen shtatëmuajshe në Kosovë

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 13:45
Bullgaria kthen foshnjen shtatëmuajshe në Kosovë

Institucionet e Bullgarisë e kanë kthyer një foshnje shtatëmuajshe në Kosovë, sipas portalit Novinite.

Nëna e foshnjës, shtetase bullgare, e kishte braktisur atë posa e kishte lindur.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë e Ndihmës Sociale në Bullgari, e kanë marrë foshnjën nga një familje kosovare që ishte kujdestare e saj deri më tash.

Foshnja, sipas Novinite, do të birësohet nga një familje bullgare me të përfunduar procedurat, teksa ky rast është vetëm njëri nga 34 të tillë në botë për të cilët është angazhuar shteti bullgar, ku thuhet se janë në pyetje 47 fëmijë, prej tyre pesë viktima të trafikimit.

(Kosova Sot Online)