Podujeva nuk gjen qetësi, tensione në xhaminë e fshatit Halabak

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 22:04
Podujeva nuk gjen qetësi, tensione në xhaminë e fshatit Halabak

Në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës ka tensione, vetëm një ditë pasi që një imam në fshatin Lupç, dyshohet se u rrah brutalisht nga tre vëllezër.

Sipas burimeve, sonte në Halabak imami është penguar nga xhemati që të hyjë në xhami dhe ta ushtrojë funksionin e tij, pasi që konsiderohet si i palegjitimuar nga BIK.

Për pasojë, një person është arrestuar deri tani nga Policia e Kosovës.


(Kosova Sot Online)