Alarmi i rrejshëm për bombë në Prishtinë, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 11:31
Alarmi i rrejshëm për bombë në Prishtinë, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me alarmin për bombë që ndodhi mbrëmë në rrugën “Eqrem Qabej”, përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Policia ka thënë se pas pranimit të një informate ‘’kërcënim me bombë’ në lokacionin e lartëcekur, njësitë relevante policore përfshirë njësiti K9, njësiti për deminim, njësiti antiterror kanë dalur në vendngjarje ku është bërë kontrollimi i lokacionit por nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.

Lidhur me informatën është iniciuar rasti si më lartë i cili vazhdon në procedurat hetimore.

(Kosova Sot Online)