A e ka shkarkuar bordi drejtues drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi?

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 21:28
A e ka shkarkuar bordi drejtues drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi?

Pas përfundimit të mbledhjes, bordi drejtues i SHSKUK-së doli me një komunikatë për media ku u bë e ditur se shqyrtimi i përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të bordit drejtues.

Brenda kësaj salle po qëndrojnë anëtarët e bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Këtu u raportua se do të shqyrtohet shkarkimi i drejtorit të këtij institucioni, Valbon Krasniqit.

Hyrjet e daljet janë të shpeshta këtu por asnjëri nga ta nuk ishin anëtarët e bordit drejtues në këtë institucion.

Pas më shumë se 4 orësh, pjesëtarët dolën, e diskutimet mes tyre vazhdonin.

Mirëpo anëtarët e bordit nuk pranuan të flasin para kamerës për temat që u diskutuan në këtë mbledhje.

Këtë e bënë përmes një komunikate, ku u shprehën se ishte diskutuar raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Por, asnjë fjalë për raportimet për mundësinë  e shkarkimit të Krasniqit.

Edhe i pari i SHSKUK-së, nuk pranoi të deklarohet para mediave, madje shfrytëzoi një dalje tjetër për t’u larguar nga hapësirat e institucionit.

Bordi drejtues në këtë komunikatë deklaroi se shqyrtimi i përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të bordi drejtues.


(Kosova Sot Online)