Reagon deputetja e LDK-së: VV-ja sot krenohet kur ka marrëveshje me SHBA-të, por Hotin e quante “tradhtar”

  • S.A /
  • 28 July 2022 - 12:52
Reagon deputetja e LDK-së: VV-ja sot krenohet kur ka marrëveshje me SHBA-të, por Hotin e quante “tradhtar”

Valentina Bunjaku, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës se “VV-ja e konsideronte tradhtar Avdullah Hotin kur e nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit”. Referuar marrëveshjes së Kosova e arriti me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit, deputetja tha se ky është lajm i mirë për Kosovën. 

“LDK-ja është treguar gjithmonë konstruktive në marrëveshjet ndërkombëtare, jo si VV-ja që si opozite shpallte tradhtarë”, ka thënë ajo. Kosova ka arritur marrëveshje me MCC me vlerë prej 202 milionë eurosh. 

(Kosova Sot Online )