Vdes ish- gruaja e Rrahman Morinës

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 12:05
Vdes ish- gruaja e Rrahman Morinës

Ish -Ministrja  në Qeverinë e Republikës së Serbisë Bratislava Buba -Morina ka vdekur  në Nish në moshën 76-vjeçare. Morina është e veja e Rrahman Morinës politikanit kosovar nga Loxha e Pejës që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Millosheviqit në fund të viteve 80’të kur Kosovës po i hiqej autonomia.

Sipas biografisë së saj, Morina ia kishte parë hairin pikërisht martesës me Rrahman Morinën pas të cilës kishte filluar edhe ngritjen në karrierë.

Rrahman Morina asokohe ishte shef i Sekretariatit për Punë të Brendshme të Kosovës ndërsa Bratislava kishte punuar në këtë sektor në Serbi, në Nish, nga edhe e ka prejardhjen.

Pas vdekjes së befasishme të Rrahman Morinës në vitin 1990, gjatë një mbledhje, në Prishtinë, Bratislava Morina kishte vazhduar të marrë poste të larta në Serbi.

Ajo ishte bërë pjesë e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit. Qeveria e Serbisë e kishte emëruar atë Komisionare për Refugjatë të Republikës së Serbisë. Më vonë ajo ka mbajtur postin e Ministres për përkujdesje familjare në Qeverinë e Republikës së Serbisë.

Gjatë luftës së vitit 1999, kur Serbia kishte nisur vrasjet dhe spastrimin masiv në Kosovë  ajo ka mbajtur postin e Ministres Federale për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Brendshëm.

Angazhimi i fundit i punës ishte si deputete federale në Asamblenë Federale të Republikës Federale të Jugosllavisë.

Nga dy martesa, Bratislava Buba Morina ka tre fëmijë, djemtë Predrag dhe Kohan dhe vajzën Vera.

(Kosova Sot Online)