Gjobitet shoferi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 500 euro dhe 5 pikë negative dhe ndalim ngasjeje për 1 vit

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 09:29
Gjobitet shoferi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 500 euro dhe 5 pikë negative dhe ndalim ngasjeje për 1 vit

Policia në Mitrovicë njofton se ndaj një ngasësi ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një vit, kjo pasi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar, ka identifikuar ngasësin në fjalë me veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 124 kilometrash në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 kilometra në orë.

Policia e Kosovës rikujton se masa ligjore do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë:

Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 124 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një (1) vit.

Masa ligjore do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

(Kosova Sot Online)