Guvernatori i Kharkiv: Dy të vrarë nga bombardimet në 24 orët e fundit

  • 08 August 2022 - 09:48
Guvernatori i Kharkiv: Dy të vrarë nga bombardimet në 24 orët e fundit

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synyehubov, ka thënë se dy persona janë vrarë në 24 orët e fundit. Ai pretendoi se gjatë natës çatia e ndërtesës administrative në rrethin e Kievit të Kharkivit kishte marrë zjarr për shkak të granatimeve. “Siç mund ta shihni, rusët, për shkak të mungesës së suksesit të tyre në front, po godasin qytete dhe fshatra paqësore në rajon. Por ne jemi më të fortë se përpjekjet e tyre patetike për të na frikësuar. Fitorja është e jona!”, ka shkruar ai.

Në minutat e fundit Synyehubov ka lëshuar një paralajmërim të gjerë për qytetarët në Kharkiv, duke postuar në Telegram për të thënë: “Banorët e Kharkiv dhe rajonit, qëndroni sa më shumë në strehimore. Pushtuesit rusë godasin Kharkivin. Mos u largoni nga vendet e sigurta.”

(Kosova Sot Online )