Për kontributin në luftën e UÇK-së, Drenasi planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi”

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 20:16
Për kontributin në luftën e UÇK-së, Drenasi planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se do të nisë procedurat që të shpallë “Qytetar Nderi” Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lladrovci përmend kontributin e Begajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb si arsye të dhënies së këtij nderimi.

Ky është statusi i plotë i tij:

Për punën humane gjatë luftës tonë çlirimtare, së shpejti do të filloj procedurat për shpalljen e Presidentit Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit.

Lufta çlirimtare në Kosovë, përfshiu burrat e gratë më të devotshme atdhetare, pavarësisht profesionit të tyre. Rasti i dr. Bajram Begajt, është ilustrim i atdhetarizmit, profesionit dhe fisnikërisë. Plagët e ushtarëve të lirisë, i njeh mirë tash President, dr. Bajram Begaj.

Të plagosurit e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë e merrnin përkujdesjen rrethanore në front, në spitalet e UÇK-së brenda Kosovës, apo tërhiqej i plagosuri nga fronti dhe dërgohej në Shqipëri.

Adresa për të plagosurit, ishte Spitali Ushtarak, ku zëvendës drejtor ishte dr. Bajram Begaj. Përkujdesja e tij, ishte e lidhur edhe me profesionin por edhe me shtysën themelore të një personaliteti të shquar, atdhetarizmin.

(Kosova Sot Online)