Deri më tash mori pjesë në 11 dasma: Dasmori i këtij viti është Ramush Haradinaj

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 21:48
Deri më tash mori pjesë në 11 dasma: Dasmori i këtij viti është Ramush Haradinaj

Lideri i AKK-së, Ramush Haradinaj duket se e ka pasur të ngjeshur agjendën me dasma këtë verë.

Që nga muaji qershor e deri më sot, Haradinaj, sipas fotografive të postuara në rrjetin e tij social Facebook, ka qenë mysafirë në 11 dasma.

Haradinaj duket se është një musafir i respektuar, pasi ftohet shumë nëpër ahengje familjare.

Në secilin postim të tij ku shihej i fotografuar me çiftin, ai u uronte atyre jetë të gjatë së bashku.

Ai mund të cilësohet edhe si dasmori i këtij viti.

(Kosova Sot Online)