E rëndë, po luante me armën, vdes 12-vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 22:24
E rëndë, po luante me armën, vdes 12-vjeçari shqiptar

Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës.

I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë direkt. Mësohet se 12 vjeçari ka qenë duke luajtur me armën kur ajo është shkrepur.


(Kosova Sot Online)