Identifikohen njolla gjaku në një veturë në Prishtinë, policia del në vendngjarje

  • G.G /
  • 13 August 2022 - 16:00
Identifikohen njolla gjaku në një veturë në Prishtinë, policia del në vendngjarje

Policia e Kosovës ka pranuar të shtunën informatën se në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë ndodhet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar ngasësin e veturës të cilin e ka shoqëruar në stacion për intervistim.

Sipas policisë, dyshohet se vetura ka transportuar një të lënduar në një rast në Gjilan.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Konstandin Kristoforidhi në Prishtinë, gjendet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)