Shteti po rrëshqet në binarët e rrezikshëm të zbrazjes e shpopullimit prej sundimit  nga krimi i organizuar

  • 14 August 2022 - 08:50
Shteti po rrëshqet në binarët e rrezikshëm të zbrazjes e shpopullimit prej sundimit  nga krimi i organizuar

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Me bold te zi .Numri i banorëve në Kosovës dhe veçanërisht i shumicës shqiptare sipas statistikave është duke rënë në mënyrë shqetësuese, veçmas në dekadën e fundit, çështje që po i mundon shqiptarët për vite me radhë, pasi që sipas statistikave relevante, Kosova para luftës kishte rreth 2.2 milionë banorë, kurse pas 20 vitesh në “liri”, ka vetëm rreth 1.6 milionë banorë, që llogaritur me shtimin e humbur të popullsisë, rezulton se kemi së paku një milion banorë më pak, se sa që do të duhej të kishte sot Republika e Kosovës.

 

Përditë e më tepër, mjerisht po bëhet gjithnjë e më alarmant dhe tepër shqetësues, rënia rapide e lindjeve dhe trendi i ikjes së pakontrolluar i të rinjve më të shëndoshë jashtë vendit, si potencial dhe fuqi punëtore për zhvillimin e Kosovës, për shkak të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe mos funksionimi i ligjit dhe drejtësisë në vend. Ndaj, siç paralajmërojnë edhe ekspertët, ikja e të rinjve së bashku me zvogëlimin drastik të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Kosovë, shumë shpejtë, do të bëjnë që edhe Kosova të ketë deficit të fuqisë punëtore dhe detyrohet “të importojë” punëtor nga vendet tjera, sikur po veprohet aktualisht në shumicën e vendeve të BE-së e më tej.

 

Numri i banorëve në Kosovës dhe veçanërisht i shumicës shqiptare sipas statistikave është duke rënë në mënyrë shqetësuese, veçmas në dekadën e fundit, çështje që po i mundon shqiptarët për vite me radhë, pasi që sipas statistikave relevante, Kosova para luftës kishte rreth 2.2 milionë banorë, kurse pas 20 vitesh në “liri”, ka vetëm rreth 1.6 milionë banorë, që llogaritur me shtimin e humbur të popullsisë, rezulton se kemi së paku një milion banorë më pak, se sa që do të duhej të kishte sot Republika e Kosovës.

Një paralajmërim të tillë shumë serioz e kanë bërë ekspertët e fushës së migracionit të cilët theksojnë se në të ardhmen e afërt, shumë industri edhe në Ballkan do të sfidohen nga lëvizja negative e numrit të popullsisë dhe humbjes së fuqisë punëtore, madje shumë shpejtë edhe Kosova do të detyrohet ti hapë dyert për punëtorët e huaj, dhe atë jo më vonë se në 3 deri në 5 vitet e ardhshme, për të lehtësuar mungesën në rritje të fuqisë punëtore në vend. Kohët e fundit, sfidat e tregut të punës, për një mori industrish në Ballkan, po bëhen me shpejtësi problemi numër një, artikulli i shpërndare nga Bloomberg thotë madje, se edhe Spanja tanimë u detyrua ti hapë dyert për punëtorët e huaj, për të përmbushur mungesën e fuqisë punëtore dhe për të lehtësuar një rënie demografike që kërcënon prosperitetin e saj në të ardhmen.

Prandaj edhe pse në kundërshtim me shumë politika anti-imigruese në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, qeveritë e tyre kanë filluar zbutjen e rregullave të më parme të kufizimit, për të lejuar rekrutimin e punëtorëve të huaj, jo vetëm për punë që kërkojnë kualifikim, por edhe për ato që edhe pa kualifikim, kanë vështirësi për t’i plotësuar.

 

Kështu që edhe Qeveria e Kosovës, përfundimisht duhet ta përgatitë një plan preventiv, për veprime të forcuara kundër krimit të organizuar dhe një projekt stimulativ për investitorët e brendshëm e të jashtëm, në mënyrë që ta ndërpres trendin e rënies së natalitetit dhe mbrojë shtetin nga zbrazja e fuqisë punëtore, sepse rënia drastike e lindjeve dhe vazhdimi i ikjes së pa kontrolluar të të rinjve, do të krijojë jo vetëm deficit por edhe ndryshim në strukturën e popullsisë, popullzimin e vendit me të huaj, që përveç problemeve sociale, do të prodhojë edhe vështirësi permanente të natyrës së politikave strategjike dhe nacionale për ne edhe ashtu, si popull dhe shtet nga më të vegjlit, në rajon e më gjerë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".