Imagjinata për luftën Kosovë-Serbi është refleksion i  frustrimi nga dështimi i Aleksandër Vuçiqit në diplomaci

  • 14 August 2022 - 09:00
Imagjinata për luftën Kosovë-Serbi është refleksion i  frustrimi nga dështimi i Aleksandër Vuçiqit në diplomaci

Shkruan-Analisti Blerim Burjani

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është në frustrim të madh imagjinativ kur flet për tendencat e pastrimit, zhdukjes etnike të serbëve të Kosovës, që është vetëm një propagandë banale . Prandaj duke qenë se kemi të bëjmë me një  njeri të frustruar, askush në Kosovë nuk merret me këto tema që i përmend Vuçiq.

Pakica serbe në veri është e sigurt dhe askush nuk merret me ata përveç  Serbisë që i dezinformon, manipulon dhe i mashtron. Institucionet  Kosovës deri më tash vetëm një apo dy herë në vit merren me luftimin  kontrabandës por askush në Kosovë nuk i marr me diçka që mundë të interpretohet si kërcënim, rrezikim dhe hakmarrje kundër   serbëve të veriut të Kosovës. Nëse ka pasur reagime kundër kriminelëve dhe kontrabanduesve  ordiner, kjo fare nuk ka pasur të bëjë me qytetarët  lojal dhe thjeshtë njerëz që bëjnë punët e veta, qytetar të zakonshëm të  pa inkriminuar në vepra të kundërligjshme. Institucionet  Kosovës do të jenë gjithmonë të gatshme ta  mbështesin dhe ta mbrojnë identitetin, nacional, njerëzor kulturor dhe socio -ekonomik të këtyre tre Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, gjithmonë duke demantuar propagandën serbe se këta banor, qytetar të komunitetit serb janë të rrezikuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".