Rrjetet e spiunazhit serbo-rus në aksion për destabilizim dhe intervenim edhe në Veriun e Kosovës!

  • -Hajrullah Tërnava /
  • 15 August 2022 - 06:55
Rrjetet e spiunazhit serbo-rus në aksion për destabilizim dhe intervenim edhe në Veriun e Kosovës!

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Serbia me këto politika të luftërave speciale që është kah i zhvillon, si i vetmi shtet që e përkrah Rusine në luftë kundër Ukrainës, do ti shkaktoj probleme dhe pengesa vetvetes për të ecur në hap me kohën si shtet demokratik, dhe nëse vazhdon kështu do të izolohet nga shtetet demokratike të botes.

-Nëkëto situata, tani të trazuara kur në mënyrë aktive Rusia po zhvillon luftë ndaj Ukrainës, e kur bota demokratike po e përkrah dhe po i ndihmon në mbrojtje të shtetit të Ukrainës, luftërat speciale të njohura në këto kohëra. Ato janë aktive tani ku edhe shërbimet sekrete të shteteve të ndryshme vrapojnë, sikur në këtë rast ato të Rusisë, që duan ti arrijnë qëllimet e tyre në interes të shtetit. Këto lufta speciale zhvillohen duke tentuar që ti arrijnë qëllimet propagandistike që i ka në plan Rusia, dhe me këtë po e dëshmohet me fakte konkrete infiltrimi i shërbimeve të fshehta ruse, së bashku me ato të Serbisë, në planin e krijimit të situatave destabilizuese në veri të Kosovës dhe zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Kjo u pa edhe me rastin e fundit të kapjes dhe shpalljes person i padëshirueshëm të “gazetares” ruse Daria Aslamova.

Ky rast është pikërisht dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës. Në të njëjtën ditë që policia e Kosovës u sulmua nga bandat kriminale në veri të Kosovës, tek Liqeni i Ujmanit, dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës me rastin e fillimit të zbatimit të reciprocitetit, është identifikuar dhe zbuluar Daria Aslamova, një spiune ruse e angazhuar në propagandën e luftës në Ukrainë, e cila edhe është arrestuar duke tentuar të hyjë në Kosovë nga territori I Serbisë. 52-vjeçarja nga Rusia, është korrespondente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit. Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespondente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad.

Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë. Ky fakt flet mjaftueshëm për nevojën e angazhimit akoma më të madh të organeve të sigurisë së shtetit, sidomos të AKI-së, për të mbledhur informacione nga shërbimet homologe të shteteve miqësore ndaj Kosovës për lëvizjet e rrjetit të shërbimeve sekrete ruso serbe me qëllim të destabilizimit jo vetëm të Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, por edhe të vendeve të tjera në fqinjësi në rajonin e Ballkanit.

Serbia me këto politika tëluftërave speciale që është kah i zhvillon, si i vetmi shtet që e përkrah Rusin në luftë kundër Ukrainës, do ti shkaktoj probleme dhe pengesa vetvetes për të ecur në hap me kohën si shtet demokratik, dhe nëse vazhdon kështu do të izolohet nga shtetet demokratike të botes. Serbia edhe mundë tësanksionohetndërkombëtarisht nga bota demokratike që tani janë në përkrahje të Ukrainës, e që këto veprime të shteteve demokratike të botës do ti shkojnë në favor Kosovës, për ti arritur qëllimet e saja të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare sikur që janëliberalizimin vizave, NATO, INTERPOL,BE, OKB etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".