Për herë të parë: Presidenti Begaj refuzon partinë e Rugovës

  • G.G /
  • 15 August 2022 - 10:40
Për herë të parë: Presidenti Begaj refuzon partinë e Rugovës

Vizita zyrtare e Presidentit të zgjedhur nga Edi Rama, Bajram Begajnë Kosovë ka nisur me skandal.

Mësohet se Presidenti Begaj ka refuzuar partinë e Ibrahim Rugovës. Burimet kanë bërë të ditur se Presidenti Begaj ka refuzuar takimin në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas burimeve të Syrit, Presidenti i Shqipërisë nuk ka pranuar të takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë historike të Kosovës.

Drejtuesit e LDK-së janë shprehur se nuk kanë vend tjetër se ku mund ta presin Presidentin e zgjedhur nga Edi Rama, Bajram Begaj.

(Kosova Sot Online)