Nga Brukseli japin detaje sa do të zgjasë takimi Kurti-Vuçiq dhe kur pritet komunikata

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 12:27
Nga Brukseli japin detaje sa do të zgjasë takimi Kurti-Vuçiq dhe kur pritet komunikata

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, është ende duke vazhduar.

Kështu ka bërë me dije Zyra për Informim e BE-së.

“Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.

Takimi ka nisur nga ora 10:30, derisa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras edhe Kurtin edhe Vuçiqin.

(Kosova Sot Online)