Rrahën mes vete tri vajza në një klub nate në Prishtinë, dy prej tyre ishin përfshirë në rrahje edhe më parë

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 14:49
Rrahën mes vete tri vajza në një klub nate në Prishtinë, dy prej tyre ishin përfshirë në rrahje edhe më parë

Tri vajza janë rrahur mes vete në një klub të natës në Prishtinë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale gjithçka ka eskaluar në përleshje fizike mes tri vajzave. Nga rrahja kanë pësuar lëndime dy nga vajzat të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore.

Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka arritur që t’i arrestojë dy nga të dyshuarat, të cilat u shoqëruan në stacion policor për intevistim, ndërsa e dyshuara e tretë është paraqitur më vonë në stacion.

Bazuar në burime, ky medium raporton se me urdhër të prokurorit, I.M., dhe L.I., janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që të njëjtat ishin rrahur edhe pak ditë më parë.

Ndërsa e dyshuara e tretë është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)