
Ngjarje e rëndë: Vdes fëmija 2-vjeç derisa po luante me bombolën e oksigjenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit këtë të diel.
Një i mitur 2-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni me të cilën po luante.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.
(Kosova Sot Online)