“Zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt’, polici i bërtet të dyshuarit pas aksidentit në Prishtinë

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 08:59
“Zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt’, polici i bërtet të dyshuarit pas aksidentit në Prishtinë

Një fjalosje e ashpër dëgjohet mes një zyrtari policor të Kosovës dhe të një personi, i cili dyshohet ta ketë shkelur një polic me skuter.

Këto pamje të këtij momenti janë kapur në Prishtinë, nga një kalimtar i rastit.

”Zani mos të nihet”– dëgjohet polici.

”Çka të kam bo o vlla” – dëgjohet i dyshuari, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet tutje: ”A e shkele policin majmun?”.

I dyshuari: ”Pse me dol ai në udhe? – m’keni rreh, më keni sha me nanë”.

(Kosova Sot Online)