Tragjike, vdes 7-vjeçari nga Gjakova pas kontaktit me rrymën

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 08:32
Tragjike, vdes 7-vjeçari nga Gjakova pas kontaktit me rrymën

Një djalë 7-vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij. Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

Informacione për këtë rast ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, tha më tej Elezaj.

Gjithashtu shtoi se është duke u zhvilluar hetim për shkaqet e vdekjes. 

(Kosova Sot Online)