Jevtiq: Targat dhe dokumentet pretekst për të dëbuar serbët

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 10:04
Jevtiq: Targat dhe dokumentet pretekst për të dëbuar serbët

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, ka thënë se targat dhe dokumentet e Kosovës janë vetëm një arsyetim për autoritetet e Kosovës, që të dëbojnë serbët dhe të shmangin formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Nuk është thelbi targat dhe dokumentet, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në një pozitë sa më të vështirë, për ta braktisur Kosovën, sepse kur pyes unë, “serbët në jug të Ibrit i kanë riregjistruar veturat, kanë dokumente të Kosovës, e përse kemi bastisje të shpeshta nga forcat speciale në jug të Ibrit, veçanërisht në Shtërpcë, nuk ka përgjigje”, ka thënë Jevtiq për televizionin pro-qeveritar serb “TV Përva”.

(Kosova Sot Online)