Harrojeni Joshuan, turku i rrëzon tre burra për një minutë

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 09:35
Harrojeni Joshuan, turku i rrëzon tre burra për një minutë

Mbrëmë u zhvillua dueli i boksit mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk, ku ky i fundit u shpall kampion bote në kategorinë e rëndë në boks. Por, një rrahje tjetër jashtë sportit të boksit ka ndodhur në Kadikoy të Turqisë, e cila është virale në rrjete sociale.

Tre persona të cilët dyshohet se ishin nën ndikimin e alkoolit po shqetësonin personat të cilët kalonin në rrugë, kur papritmas një person i cili ishte duke qëndruar në një motoçikletë zbret dhe fillon të përleshet me ta.

I vetëm ai rrahu të tre personat, teksa e gjitha kjo ndodhi brenda një minute.

(Kosova Sot Online)