Taksisti ilegal që dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturës në Prishtinë, tash arrestohet pasi kapet me drogë

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 13:27
Taksisti ilegal që dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturës në Prishtinë, tash arrestohet pasi kapet me drogë

Labinot Berbatovci, ditë më parë ra në prangat e Policisë së Kosovës, pasi u denoncua nga një vajzë nën 18-vjeç për ngacmim seksual. Berbatovci gjatë kohës që po kryente veprimtarinë e taksit ilegal, në veturën e tij dyshohet ta ketë ngacmuar të miturën me fjalët ‘i kam 50 euro, hajde ndalemi diku’, duke aluduar në krijimin e një raporti intim me të.

E telashet për Berbatovcin duket se s’po kanë fund. Kjo pasi që ai dje pasdite u kap me substancë të dyshuar narkotike.

Sinjali mëson se një njësi policore në rroba civile, ka ndalur për kontroll të dyshuarin, tek i cili ka gjetur një sasi të marihuanës.

36-vjeçari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ndërsa substanca narkotike u konfiskua.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

(Kosova Sot Online)